SENATI AMERIKAN REFUZON KUFIZIMIN E AUTORITETIT USHTARAK TË PRESIDENTIT TRUMP NDAJ IRANIT

Senati amerikan hodhi poshtë propozimin që synonte të kufizonte autoritetin e Presidentit Donald Trump për të ndërmarrë veprime ushtarake kundër Iranit pa miratimin e Kongresit.

Një ditë më parë, Trump deklaroi se çdo zyrtar iranian që tenton të zëvendësojë liderët e vrarë “do të përfundojë i vdekur” dhe u zotua se SHBA dhe Izraeli do të vazhdojnë fushatën ushtarake kundër Iranit.

Ai theksoi se udhëheqja iraniane po dobësohet shpejt dhe arsenali raketor i Teheranit “po zhduket me shpejtësi”.

Shumica republikane e Senatit mbështeti qëndrimin e tij, duke argumentuar se presidenti, si komandant i përgjithshëm i forcave të armatosura, ka autoritet për të udhëhequr operacionet ushtarake.

Demokratët e quajtën votimin një test për rendin kushtetues, por kjo nuk e ndikoi qëndrimin e republikanëve, të cilët theksuan se veprimet e presidentit synojnë mbrojtjen e trupave amerikane.

SHARE