LAJÇAK VIZITË NË MAL TË ZI

Përfaqësuesi Special i BE për Dialogun Beograd-Prishtinë dhe çështje të tjera rajonale të BB Mirosllav Lajçak ka zhvilluar vizitë zyrtare në Mal të Zi. Mbrëmë, Lajçak u takua me Kryeministrin e Malit të Zi, Zdravko Krivokapiq, Presidentin e Malit të Zi, Millo Gjukanoviq si dhe Kryetarin e Parlamentit të Malit të Zi, Aleksa Beçiq. Me atë rast, presidenti Gjukanoviq e quajti Lajçak një mik të konfirmuar të Malit të Zi, të ardhmes së saj dhe evropiane të rajonit. Kryeministri Zdravko Krivokapiq theksoi se Mali i Zi është i përkushtuar për reforma të forta në fushën e sundimit të ligjit. Lajçak foli në parlament me Kryetarin Beçiq, duke vlerësuar se Bashkimi Evropian (BE) pret që Mali i Zi të qëndrojë vendosmërisht në rrugën evropiane. Lajçak sot është takuar edhe me zevëndëskryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviq.

SHARE