QEVERIA PROPOZON NDRYSHIME NË LIGJIN PËR FINANCIMIN E VETËQEVERISJES LOKALE

Foto: Qeveria e Malit të Zi / Vlada Crne Gore

Qeveria e Malit të Zi, në mbledhjen e udhëhequr nga zv/kryeministri për Sigurinë, Mbrojtjen dhe Politikën e Brendshme Alleksa Beçiq, ka miratuar Projektligjin për ndryshimin e Ligjit për financimin e vetëqeverisjes lokale.

Qëllimi i ndryshimeve është të sigurohet një shpërndarje më e saktë dhe e orientuar drejt zhvillimit të të ardhurave nga koncesionet për përdorimin e aeroporteve.

Sistemi aktual nuk parashikon detyrimin që një pjesë e këtyre të ardhurave të shkojë drejt zhvillimit të infrastrukturës lokale dhe projekteve strategjike në komunat ku ndodhen aeroportet.

Ndryshimet e propozuara parashikojnë vendosjen e një komponenti të qartë të pjesës fikse të koncesionit, duke lidhur të ardhurat e realizuara nga resurset lokale direkt me zhvillimin e komunave.

Qeveria thekson se kjo masë do të kontribuojë në përdorimin më efikas të burimeve publike dhe forcimin e rolit zhvillimor të vetëqeverisjes lokale.

SHARE