QEVERIA E SHQIPËRISË MIRATON VENDIMIN, QYTETARËT ME DOKUMENTE TË SKADUARA MUND TË VOTOJNË NË 11 MAJ

Foto: AA

Në mbledhjen e qeverisë këtë të mërkurë u miratua vendimi për zgjatjen e afatit të dokumenteve të skaduara.

Të gjithë qytetarët me pasaporta apo karta ID të skaduara mund të votojnë në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

„Sot Këshilli i Ministrave miratoi një akt shumë të rëndësishëm, për zgjatjen e afateve të vlefshmërisë së kartave te identitetit (ID), dhe pasaportave biometrike. Kjo situatë do të zgjidhë shumë shpejt të gjithë këtë ngërçin e krijuar. Janë rreth 500 mijë shtetas shqiptarë, të cilëve u ka përfunduar vlefshmëria e kartave të identitetit. Në këtë mënyrë, me miratimin e këtij akti do të kenë mundësinë të gjithë shtetasit shqiptarë, që jetojnë jashtë vendit për të ushtruar të drejtën e votës si një e drejtë kushtetuese. Me miratimin e këtij akti të gjithë shtetasit shqiptarë do të votojnë sipas udhëzimeve të KQZ-së, duke u regjistruar në Platformën Elektronike të Regjistrimit, të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve,“ tha ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha.

SHARE