Presidenti i vendit, Jakov Millatoviq, gjatë takimit me Ministren e Shtetit Gjerman për Evropën dhe Klimën, Ana Lirman, theksoi se procesi i integrimit evropian është shtylla e parë e politikës së jashtme të Malit të Zi dhe rikujtoi rezultatet e rëndësishme të arritura nga Mali i Zi në këtë drejtim.
Sipas një njoftimi për shtyp nga zyra e presidentit, Millatoviq i është mirënjohës Gjermanisë për mbështetjen e saj në kuadër të përshpejtimit të procesit integrues të vendit tonë, si dhe për mbështetjen e kahershme për proceset reformuese në Mal të Zi në fushën e forcimit të shtetit ligjor dhe demokratizimit të mëtejshëm të shoqërisë.
Millatoviq vuri në dukje rolin e rëndësishëm të procesit të Berlinit në forcimin e bashkëpunimit rajonal dhe lidhjen e vendeve të Ballkanit Perëndimor në rrugën drejt integrimit në BE, për të cilin, siç siguron ai, Mali i Zi është veçanërisht i përkushtuar.