Zelensky kërkon që bisedimet për anëtarësimin e Ukrainës në BE të nisin këtë vit

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka bërë të ditur se pret që bisedimet për anëtarësimin e Ukrainës në Bashkimin Evropian të nisin në fund të këtij viti.

“Synimi është që të nisim negociatat këtë vit dhe ky nuk është vetëm qëllim, po synim i madh”, ka thënë Zelensky në Kiev, në një konferencë të përbashkët me shefen e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel.

“Ukraina dhe BE-ja, ne jemi një familje. E ardhmja e Ukrainës është brenda BE-së”, theksoi ai, pa përmendur afate kohore, shkruan Euronews, transmeton KosovaNews.

Von der Leyen tha se vendosmëria e Zelenskyt për të çuar vendin përpara lë mbresa.

Ajo e ka pranuar se Ukraina ka bërë disa reforma, pavarësisht luftës, mirëpo ka shtuar se procesi për anëtarësim në BE nuk ka “afate të vrazhda kohore”.

SHARE