ZGJEDHJET LOKALE NË 14 KOMUNA NË NJË DITË

Kuvendi i Malit të Zi miratoi Propozimin për ndryshimin e Ligjit për Vetëqeverisje Lokale, me të cilin parashihet që zgjedhjet lokale në 14 komuna të mbahen brenda një dite. Nga 57 deputetë, 46 votuan pro ndërsa 11 kundër. Pro votuan deputetët e koalicionit “E zeza mbi të bardhën”, Partisë Socialiste Popullore dhe opozitës. Kundër votuan deputetët e Malit të Zi Demokratik, Malit të Zi të Bashkuar dhe Malit të Zi të drejtë. Deputetët e Frontit Demokratik (FD) nuk ishin në sallë. Zgjedhjet lokale në Ulqin dhe Berane të mbahen në maj të këtij viti së bashku me 12 komunat tjera. Me ndryshimet parashihet që zgjedhjet për këshilltarë në Kuvendet Komunale të Ulqinit dhe Beranës të mbahen në vitin 2022 në të njëjtën ditë me zgjedhjet e rregullta në Podgoricë, Kuvendin Komunal të Gollubovcit dhe Kuvendet Komunale të Tivarit, Bijello Poles, Danillovgradit, Kollashinit, Plavës, Pluzhinës, Plevlës, Rozhajës, Zhablakut dhe Shavnikut.

SHARE