QEVERIA E RE TË FORMOHET PA VONESA TË PANEVOJSHME

Komisioni Evropian (KE) është në dijeni për votimin e mosbesimit ndaj Qeverisë në Parlamentin e Malit të Zi. Zëdhënësja e KE-së Ana Pisonero Hernandez thotë se ata besojnë se qeveria e re do të formohet pa vonesa të panevojshme. “Formimi i një qeverie të re është përgjegjësi e aktorëve politikë në Mal të Zi. Ne besojmë se kjo do të ndodhë pa vonesa të panevojshme,” tha Pisonero. Komisioni u bën thirrje të gjitha partive politike që të fokusohen dhe të punojnë së bashku për të zbatuar reformat në lidhje me BE-në, në një frymë konstruktive dhe në interes të qytetarëve të Malit të Zi. “BE pret që çdo qeveri në Mal të Zi t’i përgjigjet pritshmërive të qytetarëve për të bërë përparim në procesin e pranimit në BE,” tha Pisonero.

SHARE