LIDERËT PËRMES DIALOGUT TË PUNOJNË PËR PËRPARIMIN E MALIT TË ZI

Shtetet e Bashkuara presin që pas votimit të mosbesimit në Qeveri, liderët e zgjedhur të Malit të Zi, përmes dialogut dhe në përputhje me proceset demokratike, të punojnë së bashku për të formuluar një rrugë konstruktive përpara për qytetarët e Malit të Zi, theksuan nga Ambasada e SHBA-së në Podgoricë. Sipas Zërit të Amerikës, u theksua edhe gatishmëria për bashkëpunim me mazhorancën qeverisëse, e cila do ta çojë Malin e Zi në drejtim të integrimit evropian. “Shtetet e Bashkuara do të bashkëpunojnë me çdo qeveri të formuar në mënyrë demokratike që siguron përparimin e Malit të Zi në rrugën euro-atlantike, duke përfshirë përshpejtimin e pranimit në BE, forcimin e anëtarësimit në NATO dhe mbështetjen e vlerave të përbashkëta,” thanë nga Ambasada e SHBA. Nga Ambasada theksojnë se ndryshimi i qeverisë është karakteristikë e demokracive parlamentare, ndërsa e drejta për demonstrata paqësore është një e drejtë themelore demokratike.

SHARE