JOVANOVIQ U ZGJODH USHTRUESE DETYRE E PROKURORISË SË LARTË TË SHETIT

Këshilli Prokurorial i Malit të Zi në mënyrë unanime zgjodhi prokuroren e shtetit Maja Jovanoviq si ushtruese të detyrës së prokurores së lartë të shetit. Deri më tani atë funksion e ka kryer prokurori Drazhen Buriq. Avokati dhe anëtari i Këshillit Prokurorial Sinisha Gazivoda u tha gazetarëve se ai propozoi prokuroren Jovanoviq për ushtruesen e detyrës të PLSH, e cila u pranua unanimisht nga Këshilli Prokurorial.“Unë e propozova zonjën Jovanoviç në bazë të informacioneve që kisha për të, duke parë listën, duke respektuar shumë kandidatë të tjerë, kam menduar që ajo duhet të propozohet, se ajo, me sa di unë, ka ndjekur gjithmonë ligjin dhe parimet etike dhe kjo është ajo që më nxiti ta propozoja”, tha Gazivoda. Ajo duhet ta kryejë atë funksion për gjashtë muajt e ardhshëm.

SHARE