MALI I ZI NUK DUHET TË MBETET PRAPA NË ZBATIMIN E REFORMËS GJYQËSORE

Për përparim të mëtejshëm në rrugën e integrimit në BE, është thelbësore që Mali i Zi të arrijë rezultate shtesë dhe jo të regresohet, në zbatimin e reformës gjyqësore, tha Shefja e Delegacionit të BE në Mal të Zi, Oana Kristina Popa. Ajo u takua sot me Kryeministrin e Malit të Zi Zdravko Krivokapiq dhe Ministrin e Drejtësisë, të Drejtave të Njeriut dhe të Pakicave Vlladimir Leposaviq. Siç u njoftua nga Qeveria, në takim u diskutuan ndryshimet urgjente në dy ligjet mbi Prokurorinë e Shtetit, të cilat do të jenë në rendin e ditës të seancës së jashtëzakonshme të Parlamentit të Malit të Zi në 18 Shkurt. Popa vuri në dukje se për përparim të mëtejshëm në rrugën e integrimit në BE, është thelbësore që Mali i Zi të arrijë rezultate shtesë dhe të mos regresojë, në zbatimin e reformës gjyqësore. Krivokapiq theksoi se Komisioni Evropian është një partner kryesor strategjik i Qeverisë në reformën e sundimit të ligjit, duke pasur parasysh se procesi konsultativ me partnerët evropianë ka qenë udhëheqësi i reformave që nga fillimi i negociatave. Ai gjithashtu vuri në dukje se procesi i integrimit në BE nënkupton sinergji, por edhe përgjegjësi të të tre degëve të qeverisë. Ai tha se angazhimi i Qeverisë është një përmirësim thelbësor i sundimit të ligjit përmes përmbushjes së detyrimeve nga procesi i anëtarësimit në BE, me qëllim të përmirësimit të të gjithë shoqërisë, dhe ky proces do të vazhdojë në bashkëpunim të vazhdueshëm me Komisionin Evropian. Ministri Leposaviq tha se ekziston një nevojë dhe pritje e madhe e qytetarëve që kriza institucionale të zgjidhet. Në takim muar pjesë edhe kryenegociatorja e BE, Zorka Kordiq.

SHARE