PLANTACIONET SHITEN NJË PJESË TË PRONËS

Kompania shtetërore e prodhimit të verës plantacionet në MZ,  i shiti Kompanisë ndërtimore “Çellebiq”, për 327.51 mijë eura,  pronën në sipërfaqe  prej 11.1 mijë metra katrorë.

Kushti i blerësit për të përfunduar  marrëveshjen e shitblerjes  ishte të paguante tokën në 12 këste të barabarta mujore, por Bordi i Drejtorëve të Plantacionit, sipas “Vijesti”, miratoi vetëm një kusht të pjesshëm të blerësit dhe me këtë rast miratoi që kjo prone të paguhet  vetëm në tre këste deri më 31 dhjetor.

Kundër vendimit për shitjen e kësaj prone në Kokotë, e cila ndodhet në Kryeqytet, ishte anëtari i Bordit të Plantacioneve, Radulle Raoniq, i cili është njëri nga drejtorët e bankës Societe General Montenegro.Thirrja publike për shitjen e asaj pjesë të pronës së Plantacioneve , ishte  që nga 5 shtatori i vitit të kaluar.

Në fund të tetorit, Plantacionet, sipas Vijesti, huazoi nga Fondi për investime dhe zhvillim (IRF) për një periudhë shtatëvjeçare, 3.5 milion euro për të financuar ndërtimin e një frigoriferi.  Kurse, në mars të vitit të kaluar, në të njëjtën kohe,  morën borxh prej 2.5 milion euro , në Bankën Societe General, për blerjen e një linje të re të prodhimit të shisheve. Në këtë bankë, për të rifinancuar detyrimet e mëhershme për kredi, vitin e kaluar  lidhën dy marrëveshje të reja kredie në shumë prej 2.5 milion e 500 mijë euro. Gjatë vitit të kaluar, Plantacionet, morën hua në shumë totale prej 11.77 milionë euro.

SHARE