Foto: Shutterstock
Ministria e Punëve të Brendshme e Malit të Zi njoftoi se, sipas të dhënave të Institutit për Hidrometeorologji dhe Sizmiologji, gjatë ditëve në vijim priten reshje të dendura shiu të shoqëruara me erë të fortë, me mundësi për fenomene të përkohshme ekstreme.
Në shumicën e zonave priten 100-150 l/m² (150 litra për metër katror), ndërsa në disa mbi 250 l/m² (250 litra për metër katror).
Në këtë situatë, ekipet operacionale komunale janë në gatishmëri.
Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim paralajmëron se kushtet atmosferike mund të komplikojnë aktivitetet e përditshme dhe të shkaktojnë pasoja në terren.
Qytetarët dhe institucionet këshillohen të shmangin qëndrimin jashtë gjatë reshjeve më intensive, të ndjekin njoftimet zyrtare dhe të vënë re gjendjen e lumenjve, kanaleve dhe objekteve, sidomos në zonat e rrezikuara nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut.









