MBI 12 MILIONË TURISTË TË HUAJ VIZITUAN SHQIPËRINË GJATË VITIT 2025

Sipas autoriteteve shqiptare, gjatë vitit 2025 mbi 12 milionë turistë të huaj kanë vizituar Shqipërinë, duke rezultuar me një shifër rekord në krahasim me vitin 2024, transmeton Anadolu.

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit i Shqipërisë, Blendi Gonxhja, në rrjtete sociale ka konfirmuar se me mbylljen e vitit 2025, Shqipëria thyen rekordin e një viti më parë, duke kapërcyer shifrën e 12 milionë vizitorëve me pasaportë të huaj.

“Një rezultat që konfirmon konsolidimin e vendit si një destinacion turistik gjithëvjetor, me interes të qëndrueshëm përtej sezonit veror dhe me oferta të larmishme në turizëm kulturor, natyror, kulinar, sportiv dhe jo vetëm, duke forcuar pozicionin e saj në hartën ndërkombëtare të turizmit”, ka shkruar Gonxhja.

Sipas të dhënave zyrtare, 11,7 milionë të huaj vizituan Shqipërinë gjatë vitit 2024.

Qeveria e Shqipërisë ka në fokus zhvillimin e sektorit të turizmit dhe sipas autoriteteve shqiptare “në vitin 2030 Shqipëria do të jetë kampione e Ballkanit në turizëm”.

SHARE