Foto: Ilustrim
Me rastin e festës së Krishtlindjeve ortodokse, ditë pushimi janë më 6, 7 dhe 8 janar 2026, njoftoi Ministria e Punës, Punësimit dhe Dialogut Social.
“Sipas Ligjit për festat fetare, besimtarët ortodoksë kanë të drejtë për pushim të paguar për festimin e festave fetare: e martë, 6 janar (Dita para Krishtlindjeve), e mërkurë, 7 janar (dita e parë e Krishtlindjes) dhe e enjte, 8 janar (dita e dytë e Krishtlindjes)”, thanë nga Ministria.









