DITË PUSHIMI MË 6,7 DHE 8 JANAR

Besimtarët që festojnë Krishtlindjet sipas kalendarit Julian do të kenë ditë pushimi më 6,7 dhe 8 janar.

Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale ka deklaruar se në bazë të Ligjit për kremtimin e festave fetare, besimtarët që festojnë Krishtlindjet sipas kalendarit Julian kanë të drejtë për pushim të paguar.

“Organet shtetërore, organet e vetëqeverisjes lokale, institucionet publike, ndërmarrjet publike dhe subjektet e tjera që kryejnë veprimtari me interes publik janë të detyruara të sigurojnë kryerjen e punëve në ditë festash, ndërprerja e të cilave mund të ketë pasoja për qytetarët ose shtetin,” thuhet në njoftim.

SHARE