Të dukemi të rinj është një nga sfidat më të mëdha me kalimin e kohës. Ka disa ushqime të cilat ju ndihmojnë gjatë kësaj “beteje”.
Manaferrat
Kush nuk i ka qejf manaferrat? Manaferrat janë shumë të pasura e antioksidant, të cilët ndihmojnë shëndetin e qelizave dhe ju mbrojnë nga sëmundjet e ndryshme.
Avokadoja
Avokadot janë burim i mrekullueshëm i vitaminës E, kaliumit dhe antioksidantëve.
Hudhra
Hudhra zvogëlon nivelin e kolesterolit në gjak dhe ngritë jashtëzakonisht shumë sistemin e imunitetit. Është po ashtu ushqim anti-viral dhe antibakterial, që mund të ndihmojë në uljen e rritje dhe përhapjen e qelizave të kancerit.
Kokrrat të pasura me fibra
Tërshëra dhe orizi ngjyrë kafe janë burime të shkëlqyera të fibrave, të cilat ndihmojnë në lëvizjen e ushqimit në zorrë. Një dietë e pasur me fibra ndihmon në largimin e substancave të padëshiruara nga organizmi. Drithërat gjithashtu mund të ulin rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe diabetit.
Zarzavatet e gjelbra
Zarzavatet e gjelbra janë të mbi ngarkuara me antioksidant dhe të cilët ndihmojnë në luftën kundër radikaleve të lira në trupin tuaj që ju bëjnë juve më të plakur se që duhet. Spinaqi dhe lakra jeshile, konkretisht mbrojnë nga efektet negative të rrezeve UV.
Vera e kuqe
Besoni apo jo, një gotë verë e kuqe mbron zemrën tuaj nga sëmundjet. Ka një antioksidant të mrekullueshëm të quajtur resveratrol, i cili ndihmon në parandalimin e mpiksjes së gjakut.
Bajamet
Bajamet janë burim i mrekullueshëm i proteinave, omega 3, vitaminës E dhe kalciumi.
Bimët bishtajore
Fasulet janë të mbushura me antioksidantë dhe minerale që janë jetike për shëndetin tuaj.