Supë kremoze me patate dhe brokoli

Brokoli është një nga perimet e gjelbra më të shëndetshme në botë. Është miqësore me stomakun, e lirë për nga çmimi, plot me vlera shëndetësore dhe me një shije mjaft të mirë.Një filxhan çaji me brokoli të grirë përmban të njëjtën sasi vitaminash si portokalli duke e bërë atë një antioksidant të mirëfilltë. Brokoli është gjithashtu i pasur me vitaminën D dhe A, e rëndësishme në luftën kundër kancerit, por edhe vitaminën K.

Një supë e ngohtë e përgatitur me brokoli është vërtetë e qëlluar në ditët e ftohta. Do të rekomandojmë për ju një recetë të thjeshtë se si përgatitet supa me patate dhe brokoli e tëra me bazë bimore 100% nga perimet. Kjo supë është e lehtë dhe e shëndetshme, është e përshtatshme për shumë lloje të dietave.

Përbërësit për 4 persona):

400 gr brokoli

2-3 patate mesatare

1 kokërr qepë

Një lugë çaji me gjalpë të freskët

2-3 lugë gjelle vaj ulliri

700-800 ml lëng pule ose ujë

1 gotë qumësht ( 200 ml)

1 lugë gjelle miell

Kripë

Piper

Majdanoz

Përgatitja:

Si fillim, pastrojmë të gjitha perimet me ujë të rrjedhshëm. Patatet i qërojmë dhe i presim në kubikë të vegjël ndërsa ndajmë brokolin në degëza të vogla. Në një tenxhere hedhim vaj ulliri, e vendosim në zjarr dhe më pas shtojmë qepën e grirë hollë, e kaurdisim për 2-3 minuta derisa volumi të ulet pak. Më pas shtojmë patatet e prerë në kubikë, vijojmë t’i kaurdisim për pak. Shtojmë lëngun e pulës ose ujë dhe i lëmë të ziejnë bashkë përreth 30 minuta. Në fund, vendosni një tigan në zjarr, kaurdisni miellin me pak gjalpë. Sapo mielli nis të zverdhet shtoni qumështin dhe përziejeni mirë dhe pa ndërprerje në mënyrë që të mos krijohen kokërriza. Masën e krijuar me qumësht hidhjani supës dhe lërini në zjarr të marrin një valë për pak minuta duke i përzjerë vazhdimisht. Hiqeni nga zjarri dhe sipas preferencës mund ta fusni në mikser derisa të jetë përftuar një masë kremoze e supës. Në fund shtojmë kripë dhe piper sipas dëshirës. Shërbehet e ngrohtë dhe e shoqëruar me  bukë të thekur.

SHARE