MICEV: MË 1 JANAR JANË MATUR TEMPERATURA REKORD NË ZONËN E ULQINIT DHE ZHABLAKUT

Vetë fillimi i vitit 2023 është shenjë e një situate shumë të theksuar meteorologjike, e cila në disa vende ka shkaktuar temperatura jashtëzakonisht të larta të ajrit për këtë periudhë të vitit. Më 1 janar janë matur temperaturat e larta historike të ajrit për 1 janarin në zonën e Ulqinit dhe Zhablakut, njoftoi meteorologu Branko Micev. “Në zonën e Ulqinit temperatura më e lartë ditore ka arritur rekord prej 18.7°C për 1 janarin dhe rekord 16°C në Zhablak. Në zonën e Zhablakut, në tre ditë radhazi (1,2 dhe 3 janar 2023), u thyen rekordet aktuale të temperaturës dhe u vendosën rekorde të reja historike për këto ditë, nga 16°C (1 janar 2023), 13.4°C (2 janar 2023) dhe 12.6°C (3 janar 2023). Në disa vende janë matur temperatura jashtëzakonisht të larta, veçanërisht në zonat malore”, ka theksuar Micev.

SHARE