Gete në ngjyra: Theksim i këmbëve dhe frymëzim nga vitet ’60

Edicionet për ndeja me minifunde janë zona ideale për një lojë stili që sjell gjithashtu një sërë tonesh tërheqëse

Ka shumë opsione – silueta në ton apo në kontrast me fustanin. Ngjyra të ndryshme japin rastin që të përfshihemi në hulumtime kreative.

Nga e portokallta deri te e gjelbra, janë opsione të parezistueshme, dhe secila syresh na rikujton kohën e viteve gjashtëdhjetë, kur në botë ndodhi një revolucion i madh shoqëror dhe i modës – femrat sërish zbuluan këmbët, transmeton Telegrafi.

Vjollca lulëzon nga koka te thembrat, për një dukje totale dhe harmoni vizuale janë super disa nuanca më aktraktive siç është kjo.

Pamja festive ndonjëherë kërkon detaje të tilla siç janë puplat e valëvitura.

Vajzat kreative dinë të veshin ngjyra dhe motive të ndryshme.

Vajzat romantike zgjedhin pastelet dhe ngjyrën gjithmonë tërheqëse të dashurisë.

Një xhaketë e lezetshme, e cila mund të përdoret edhe si fustan, gjithashtu do të duket e mrekullueshme.

Ky lloj i geteve do të gjallërojë çdo veshje të zezë.

Një pallto e bukur dhe ngjyra tërheqëse nga koka te këmbët – kjo është një formulë e mirë stili.

Miu Miu është një nga markat që ka gjithmonë ide të mira për ngjyrat. /Telegrafi/

SHARE