RADOJEVIQ: TË HIQET TESTIMI, TË ZBATOHET MODELI SUEDEZ

Mjeku i Qendrës Klinike të Malit të Zi Nemanja Radojeviq theksoi se në rrethanat e një numri kaq të madh të njerëzve pozitivë në përditshmëri, testimi rutinë i koronavirusit e humb kuptimin dhe sipas tij duhet të ndërpritet, përveç rasteve të pneumonisë. Ai gjithashtu tregon se nëse të dhënat nga spitalet tona vërtetojnë atë që është vërtetuar shkencërisht, d.m.th. se normat e shtrimit në spital të formave të rënda dhe vdekshmëria janë dukshëm më të ulëta me llojin e ri Omircron, është e nevojshme të hiqen të gjitha masat epidemiologjike (maskat, distanca, kufizimet në lëvizje, vetëizolimi, etj.) dhe të lejohet që popullata të infektohet natyrshëm si modeli suedez. Duke vepruar kështu, thotë ai, ne mund të arrijmë atë që kemi arritur vetëm pjesërisht me vaksinim të dobët dhe imunizimin përmes sëmundjeve, tani natyra po bën për ne. “Do të thuhej se jemi më shumë me fat sesa të zgjuar. E vetmja gjë që ka rëndësi është të mos përkeqësohet apo zgjatet kjo rrugë e natyrshme e shuarjes së epidemisë me ndonjë hap të gabuar, ndoshta nga frika, pasi për mendimin tim do të ishte vendosja e masave kufizuese në këtë kohë”, thotë Radojeviq. Siç thekson ai në gjithë këtë, duhet gjetur vetëm një mënyrë për të mbrojtur të moshuarit dhe pacientët me sëmundje të rëndë kronike.

SHARE