MALI I ZI REGJISTRON 450% MË SHUMË RASTE ME KORONAVIRUS BRENDA DY JAVËSH

Drejtori i Institutit të Shëndetit Publik, Igor Galliq, tha se në dy javët e fundit në Mal të Zi janë regjistruar 450 për qind më shumë të infektuar me koronavirus, por edhe 14 për qind më pak të shtruar në spital dhe 11 për qind më pak të vdekur. Galliq tha se transmetimi i virusit është i përhapur dhe se më të prekurit nga koronavirusi janë në Podgoricë, Cetinë, Budva dhe Tivat. Galliq theksoi se të dhënat dhe fotografitë klinike tregojnë se dominues është varianti Omicron, i cili karakterizohet me pamje më të lehta klinike, probleme muskuloskeletore, një ndjenjë dobësie, si dhe simptoma të ngjashme me ftohjen e zakonshme. Galliq po ashtu thekson se aktualisht janë të shqetësuar se kur do të transmetohet infeksioni tek të moshuarit, si do të ndikojë tek ata, por kujtoi se në masë të madhe janë vaksinuar personat mbi 65 vjeç. “Përqindja më e lartë e pacientëve është nga 20 deri në 40”, tha drejtori i Institutit të Shëndetit Publik.

SHARE