BORELL: MALI I ZI DUHET TË RESPEKTOJË PARIMIN E NDARJES SË SHTETIT NGA KISHA

Një dialog i gjerë politik ndërpartiak, që synon kapërcimin e ndarjeve, është kyç për ruajtjen e stabilitetit në Mal të Zi dhe avancimin në rrugën drejt BE-së, tha Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, Joseph Borell.Duke iu përgjigjur pyetjes së eurodeputetit Thierry Mariani nga grupi i djathtë Identiteti dhe Demokracia (ID), me rastin e “sulmit ndaj lirisë fetare” gjatë kurorëzimit të mitropolit Joankie në Cetinë, Borell theksoi se liria e fesë, toleranca dhe respektimi i të drejtave themelore janë vlera themelore e BE-së,  dhe si e tillë, një element kyç i procesit të anëtarësimit, i cili përcakton ritmin e përgjithshëm të negociatave të anëtarësimit të Malit të Zi në BE.“Edhe pse rregullimi i komuniteteve fetare është kryesisht një kompetencë kombëtare, ai duhet të zbatohet në një mënyrë gjithëpërfshirëse, duke bashkuar të gjithë aktorët përkatës dhe në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe evropiane të të drejtave të njeriut,” tha Borel në një përgjigje me shkrim. Në të njëjtën kohë, siç thekson ai, në një shtet laik siç është Mali i Zi, duhet të respektohet parimi i ndarjes së shtetit nga kisha. “Liria e tubimit është një e drejtë themelore, e cila duhet të ushtrohet pa ndikim negativ në shëndetin publik dhe me respekt të plotë të shtetit ligjor dhe rendit publik. BE pret që të gjitha organet kompetente të hetojnë siç duhet dhe të sigurojnë monitorim efektiv gjyqësor të të gjitha rasteve të dhunës fizike dhe verbale, si ndaj protestuesve ashtu edhe ndaj anëtarëve të agjencive të zbatimit të ligjit”, tha Borell. Përfaqësuesja e Lartë e BE-së thekson gjithashtu se Komisioni ka raportuar për këto çështje në raportin e fundit për Malin e Zi dhe do të vazhdojë t’i monitorojë ato, në kuadër të negociatave për anëtarësimin e Malit të Zi në BE.

SHARE