BUZMAT PARA MANASTIREVE TË NDIZEN VETËM NGA BANORËT E CETINËS

Mitropolia bregdetare malazeze dhe udhëheqësia e manastirit të Cetinës i kanë lutur të gjithë besimtarët, të cilët nuk jetojnë në Cetinë që në ditën e buzmit dhe për Krishtlindje të rrinë në shtëpitë dhe qytetet e veta, është kumtuar nga Mitropolia bregdetare malazeze. Ata u kanë bërë ftesë të gjithë besimtarëve ortodoksë që dallimet reciproke ti lënë anash dhe siç theksohet, duke respektuar të gjitha masat e parapara shëndetësore dhe rendin kishtar të mos bjenë pre e informatave të rrejshme, “të cilat i plasojnë disa politikanë të pa përgjegjshëm, OJQ dhe individ të caktuar, me qëllim që gjatë festave të Krishtlindjes të shkaktohen trazira dhe urrejtje në Mal të Zi”. Nga Mitropolia bregdetare malazeze theksojnë se nuk ka vend për urrejtje, armiqësi dhe mosbesim.

SHARE