Foto: Vijesti
Që nga dita e sotme, në Qendrën Klinike të Malit të Zi hyn në fuqi një regjim i ri vizitash për pacientët e shtruar.
Sipas njoftimit të QKMZ, vetëm një anëtar i familjes mund të vizitojë pacientin, në termin nga ora 14:00 deri në 16:00, dhe vizita mund të zgjasë maksimumi 15 minuta.
Gjatë vizitës është e detyrueshme mbajtja e maskës mbrojtëse. Këto masa janë miratuar në përputhje me udhëzimet e Ministrisë së Shëndetësisë për parandalimin e gripit dhe sipas rekomandimit të Departamentit të Epidemiologjisë Spitalore të QKMZ.
Instituti i Shëndetit Publik i Malit të Zi dhe Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve paralajmërojnë një fillim më të hershëm të sezonit të gripit dhe rrezikun e formave më të rënda të sëmundjes.
Vizitat mbeten të ndaluara në Klinikën e Sëmundjeve Infektive, në repartin e Obstetrikës, si dhe në repartin e Neonatologjisë të Klinikës së Gjinekologjisë dhe Obstetrikës.
Nga QKMZ bëjnë apel që qytetarët që kanë simptoma respiratore apo të infeksioneve të tjera të mos paraqiten në vizita. Gjithashtu theksohet se gjatë gjithë kohës së vizitës, mbajtja e maskës në mënyrë korrekte është e detyrueshme.










