Foto: Pixabay
Komuna e Tuzit do të hyjë në vitin 2026 me buxhetin më të madh që nga themelimi, me vlerë 12.895.072 euro, sipas Draftit të Vendimit që është dërguar për debat publik.
Gati gjysma e buxhetit, 6.15 milionë euro, vjen nga transfere dhe donacione.
Të ardhurat nga tatimi mbi të ardhurat e individëve janë rritur ndjeshëm në 2.24 milionë euro, si rezultat i ndryshimeve ligjore që nga viti 2024, të cilat e kanë rritur pjesëmarrjen e komunës në këtë tatim nga 50% në 80%.
Të ardhurat vetanake janë planifikuar në 2.87 milionë euro, kryesisht nga tatimi mbi pasurinë e paluajtshme dhe taksa për rregullimin e tokës ndërtimore.
Pjesa kapitale e buxhetit arrin mbi 4.3 milionë euro dhe do të fokusohet në projekte infrastrukturore: rrugë lokale, rrjet të ujësjellësit, pajisje komunale dhe zhvillim të zonave lokale.
Debati publik për buxhetin do të zgjasë deri më 8 dhjetor, ndërsa diskutimi qendror do të mbahet më 5 dhjetor në ndërtesën e Kuvendit të Komunës së Tuzit.
Ky buxhet rekord sjell pritshmëri të larta, por edhe përgjegjësi për investime që përmirësojnë dukshëm jetën e qytetarëve.










