MOSKA ‘VARROSET’ NËN BORË / TEMPERATURA ARRIN NË -50 GRADË CELCIUS NË SIBERI

Temperaturat në disa pjesë të Siberisë ranë në -50 gradë celcius ndërsa stuhitë e borës mbuluan kryeqytetin rus Moskën, me një sasi rekord bore duke penguar edhe trafikun ajror.

Në Republikën Sakha, në verilindje të siberisë, ku ndodhet edhe Jakutsku, një nga qytetet më të ftohta në botë, temperatura ra nën -50 gradë celcius sipas qendrave meteorologjike rajonale.

Një valë e pazakontë të ftohti në Sakha, shtyu madje temperaturat edhe nën -50 gradë celcius në disa zona të rajonit të gjerë, që me përmasa është pak më i vogël se India. Thuajse gjithë Sakha, ngrihet mbi akull të përhershëm.

Në kryeqytetin e rajonit, Jakutsk, që ndodhet rreth 5 mijë km në lindje të moskës, temperatura ishte nga -44 gradë celcius deri në -48 gradë celcius.

Temperaturat -50, janë bërë më pak të zakonta vitet e fundit për shkak të ndryshimeve të klimës, me permafrostin, apo akullin që nuk shkrin kurrë, që po jep shenja në rritje të tkurrjes.

Në kryeqytetin rus, reshjet më të mëdha të borës të para ndonjëherë shkaktuan vonesa në disa aeroporte, të hënën, me pistat që u mbuluan nga një shtresë e trashë.

Të paktën 54 fluturime u vonuan dhe pesë të tjerë u anuluan në tre aeroportet më të mëdha të vendit – tha agjencia ruse e lajmeve RIA.

Temperaturat në Moskë parashikohet të bien në rreth -18 gradë celcius më vonë, këtë javë.

SHARE