MBËSHTETJA E SLLOVAKISË NË PROCESIN E INTEGRIMIT NË BE

Ne jemi të përkushtuar që të ndërmarrim hapat e nevojshëm për reforma, arritjen e rritjes ekonomike dhe përmbushjen e standardeve evropiane në të gjitha fushat, tha zëvendëskryeministri për Politikë Ekonomike Nik Gjeloshaj.

Ai këtë e tha gjatë një takimi me ambasadorin sllovak në Mal të Zi, Boris Gandel.

Ambasadori e uroi zëvendëskryeministrin Gjeloshaj për marrjen e detyrës dhe i uroi suksese në realizimin e projekteve të planifikuara.

Sipas deklaratës, Gjeloshaj e ka njoftuar për prioritetet e Qeverisë së 44-të dhe ka theksuar se Mali i Zi është partner i besueshëm i NATO-s dhe se anëtarësimi në BE nuk ka alternativë.

“Ambasadori sllovak shprehu mbështetjen e tij për Qeverinë e Malit të Zi në procesin e integrimeve evropiane. Bashkëbiseduesit theksuan marrëdhëniet e mira midis Malit të Zi dhe Sllovakisë dhe ranë dakord për vazhdimin e bashkëpunimit në fushat me interes të përbashkët”, thuhet në njoftim.

SHARE