INDIA PËRGATITET PËR CIKLON BRENDA 24 ORËVE, RRUGËT KTHEHEN NË LUMENJ

Reshjet e rrëmbyeshme i kanë kthyer shumë akse rrugore në jug të Indisë në lumenj duke detyruar autoritetet të marrin masa.

Të gjitha shkollat janë mbyllur ndërsa janë avakuuar mijëra njerëz nga zonat bredetare përpara ciklonit që pritet të godasë vendin gjatë 24 orëve të ardhshme.

Në Andhra Pradesh, autoritetet kanë evakuar deri më tani rreth 7,000 njerëz dhe po përgatiten që në orët në vijim të evakuojnë 28,000 qytetarë te tjerë.

Autoritetet në Tamil Nadu dhe Andhra Pradesh janë në gatishmëri të lartë pasi pritet që moti i keq të shkaktojë dëme të mëdha materiale.

Aeroporti i Chennai-t ndërpreu funksionimin për dy orë pas reshjeve të dendura në qytet.

Në disa zona të qytetit niveli i ujit arriti deri në gjunjë dhe ka patur edhe ndërprerje të shumta të energjisë elektrike. Shumë fluturime u anuluan ose u devijuan drejt qyteteve të tjera.

SHARE