MAQEDONIA E VERIUT DO TË KRYESOJË ME OSBE-në NË VITIN 2023

Ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, në konferencën e sotme për media njoftoi se në takimin e Ministrave të OSBE-së në Tiranë u vendos me konsensus që vendi të kryesojë me OSBE-në në vitin 2023, transmeton Anadolu Agency (AA). “Sot ndajmë një sukses diplomatik për shtetin tonë. Me konsensus, gjegjësisht të gjithë 56 shtetet pjesëmarrëse në OSBE, kanë pranuar kandidaturën tonë, me ç’rast edhe zyrtarisht na ndanë kryesimin me organizatën më vitin 2023, që do të pasojë pas Suedisë në vitin 2021, dhe Polonisë në vitin 2022”, theksoi Osmani. Ai tha se vendimi u mirëprit nga të gjithë anëtarët, për të cilën ai shprehu mirënjohje publike. Sipas Osmanit, kryesimi me OSBE-në do të kontribuojë në një pozicionim të ri dhe më të mirë ndërkombëtar të Republikës së Maqedonisë së Veriut si një aktor konstruktiv dhe kontribues në promovimin e angazhimeve të OSBE-së, ndërkaq, në mënyrë indirekte do të krijohen edhe mundësi të manifestohet kapaciteti institucional që pritet nga vend anëtar i NATO-s dhe vend pretendent për në BE.

SHARE