KRENAR ME MANDATIN E KRYER ME SUKSES

Ish kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq tha se është e pamundur të përshkruhet me një fjalë mandati katër-vjeçar i qeverisë, por megjithatë për gjithçka që ka bërë është krenar. Ai në Programin e mëngjesit në TVMZ theksoi se ndihet krenar që ishte në krye të një ekipi që punoi në interes të të gjithë qytetarëve. Markoviq përkujtoi se mandati i tij filloi në vitin e tentim-terrorizmit në ditën e zgjedhjeve të 2016-ës, si dhe e përfundon në vitin e krizës për shkak të koronavirusit. Ndërkohë siç u kumtua, Qeveria në largim, pa mbajtur mbledhje, mori vendim për të ndarë një milion e 260 mijë euro për blerjen e testeve dhe materialeve të konsumit, në mënyrë që Instituti i Shëndetit Publik të mund të kryejë diagnostikimin PCR pa ndonjë problem. Qeveria gjithashtu dha pëlqimin të njohë llogaritjen e orëve shtesë për punonjësit e Institutit të cilët janë të angazhuar gjatë epidemisë. Poashtu u vendos që Spitali Special “Ars Medica” të përfshihet në Rrjetin e institucioneve shëndetësore ku mund të kryhet diagnostikimi PCR.

SHARE