Në kuadër të Samitit të liderëve të Konferencës së 24-të, të Shteteve në Konventën në Kuadër të OKB-së për Ndryshimet Klimatike, Presidenti i Malit të Zi Millo Gjukanoviq, bisedoi me nikoqirin e konferencës presidentin e Polonisë, Anxhei Duda.
Siç theksohet në komunikatë nga Kabineti i presidentit të MZ, Duda vlerësoi se marrëdhëniet midis dy vendeve janë jashtëzakonisht të mira dhe konfirmoi “vazhdimin e mbështetjes sëfortë të Polonisë për integrimin evropian të Malit të Zi dhe të rajonit”. “Rajoni juaj është shumë i rëndësishëm dhe ne mbështesim ambiciet tuaja për anëtarësimin në BE”, deklaroi Duda dhe në këtë kontekst ai paralajmëroi vizitën e tij në Malin e Zi dhe në rajon dhe me këtë rast ftoi Gjukanoviqin ta vizitoi Varshavën, thuhet në komunikatë.
Gjukanoviq, siç shtohet , shprehu kënaqësi për marrëdhëniet midis dy vendeve si dhe për vizitën e paralajmëruar të presidenti të Polonisë Anxhej Duda në Malin e Zi dhe në vendet e Ballkanit Perëndimor.