Foto: Predsjednik.me
Presidenti i Malit të Zi, Jakov Millatoviq, deklaroi se raporti i sotëm i Komisionit Evropian konfirmon që Mali i Zi mbetet vendi kandidat më i avancuar. “Besoj se ka ardhur koha që Bashkimi Evropian ta mbështesë ambicien tonë me një sinjal të qartë politik, duke filluar hartimin e Marrëveshjes së Anëtarësimit,” tha Millatoviq për gazetën “Politico” në Bruksel. Sipas tij, një hap i tillë do të përbënte “njohje të përparimit tonë dhe një investim strategjik”.










