Foto: Qeveria e Malit të Zi / Vlada Crne Gore
Ministri i Administratës Publike, Marash Dukaj, tha se Komisioni Evropian ka konfirmuar përparimin e Malit të Zi në reformat e administratës publike, në transformimin digjital dhe pjesërisht në sigurinë kibernetike. Ai theksoi se synimi është ndërtimi i një shteti modern, transparent dhe efikas, në përputhje me standardet evropiane. Sipas ministrit Dukaj, reformat nuk janë vetëm detyrim, por zgjedhje strategjike për demokratizimin dhe forcimin digjital të vendit.










