SHIMUN: PO MARRIM MASA PËR TË PËRCAKTUAR PËRGJEGJËSINË E TË GJITHËVE QË MORËN PJESË NË TRAJTIMIN E DRITA TAFËS

Ministri i Shëndetësisë Vojisllav Shimun tha sot se janë duke marrë masa për të vendosur përgjegjësinë e të gjithë atyre që morën pjesë në procesin e trajtimit të pacientes së ndjerë, Drita Tafës.

Ai tha se në spitalin e Tivarit është dërguar inspektimi shëndetësor dhe sanitar dhe se janë formuar ekipe operative për të hetuar rastin.

“Përveç kësaj, Ministria e Shëndetësisë do të ndërmarrë një hetim të detajuar të pavarur për të përcaktuar të gjitha rrethanat e trajtimit, do të formojmë edhe një komision të jashtëm që do të përbëhet nga ekspertë të qendrave shëndetësore rajonale, në mënyrë që të lokalizohet saktësisht përgjegjësia e procesit të lindjes, kirurgjisë dhe kujdesit pas operacionit”, tha ministri i Shëndetësisë.

Ai tha gjithashtu se pas konstatimeve do të shqyrtohet shkarkimi i drejtorit të Spitalit të Tivarit, Igor Karisik.  

Të rikujtojmë se, mbrëmjen e së shtunës, në Qendrën Klinike të Malit të Zi ka ndërruar jetë 35-vjeçarja Drita Tafa nga Ulqini.

Ministri Shimun shprehu keqardhjen e tij për vdekjen e Dritës dhe shprehu ngushëllimet e tij për familjen e të ndjerës.

SHARE