SOT DHE NESËR MUND TË KETË STUHI, MPB-ja BËN THIRRJE PËR KUJDES

Reshje të dendura shiu me kushte për stuhi afatshkurtër priten sonte dhe nesër në pjesët qendrore dhe jugore të Malit të Zi, si pasojë e efekteve të ciklonit “Eva” në rajonin e Adriatikut, njoftoi Instituti për Hidrometeorologji dhe Sizmologji. Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim në Ministrinë e Punëve të Brendshme (MPB) fton qytetarët që t’i përshtatin aktivitetet e tyre situatës së paralajmëruar meteorologjike. Bazuar në ato informacione, Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim të MPB-së ka dërguar njoftim për të gjithë pjesëmarrësit në sistemin e mbrojtjes dhe shpëtimit me qëllim të ngritjes së nivelit të gatishmërisë operacionale. Siç kanë deklaruar, sonte dhe nesër pritet aktivitet ciklonik në pjesën jugore bregdetare dhe qendrore të Malit të Zi.

SHARE