Pulë e mbushur

Një recetë e lehtë për të gjitha amvisat e reja në kuzhinë. Provojeni!

Përbërësit

  • 1 pulë e freskët
  • 1 qepë
  • 2 lugë gjelle vaj
  • 250 gr oriz
  • 500 ml lëng pule
  • 100 gr arra të thërmuara
  • 30 gr rrush i thatë
  • kripë dhe piper i zi.

Udhëzimet

  1. Pulën ziejeni në ujë të bollshëm me kripë.
  2. Qepën skuqeni në vaj derisa të zbutet.
  3. Pastaj, te qepë shtoni orizin e skuqini të gjitha bashkë për 3-4 minuta në temperaturë të ulët
  4. Orizin e skuqur zbrazeni në një tavë furre, shtojani lëngun e pulës. Tavën vendoseni në furrën e parangrohur në 200 gradë derisa të shterojë i gjithë lëngu. (afro 25 minuta)
  5. Më pas, orizin largojeni nga furra, shtoni rrushin e arrat,me këtë masë mbusheni pulën e zier.
  6. Rregullojeni me kripë e piper.
  7. Pulën e mbushur vendoseni në furrën e nxehtë dhe vazhdojeni pjekjen edhe për 10-15 minuta të tjera ose derisa të marrë një ngjyrë të kuqërremtë.
  8. Ju bëftë mir.
SHARE