Krem qumështi me vanilje

Dashamirësit e ëmbëlsirave me siguri e kanë pikë të dobët atë që njihet si, Krem Qumështi i Djegur. Sipërfaqja e ëmbëlsirës është e kristaltë ndërsa kremi është i freskët dhe i lehtë.

Përbërësit

  • 6 të verdha të veza
  • 6 lugë gjelle sheqer
  • 1/2 luge çaji pudër vanilje
  • 2 filxhanë e gjysëm krem qumështi ose pana ëmbelsire
  • 2 lugë gjelle sheqer kafe.

Udhëzimet

  1. Ndizeni furrën në 150 gradë.
  2. Në një tas qelqi përzieni të verdhat e vezëve, katër lugë gjelle me sheqer dhe vaniljen pluhur.
  3. Rrihini mirë së bashku deri sa të formohet një masë kremoze dhe e trashë.
  4. Më pas kremin e qumështit ose panën hidheni në një tenxhere dhe vendoseni në zjarr.
  5. Përziejeni rregullisht deri në pikën që nis të marrë një valë.
  6. Hiqeni menjëherë nga zjarri dhe shtojeni në tasin e qelqit kur keni lënë të verdhat e vezëve.
  7. Përziejini së bashku rregullisht deri sa të treten në një.
  8. Merrni një tenxhere me ujë të nxehtë dhe vendoseni në zjarr.
  9. Brenda saj, vendosni një tenxhere tjetër më të vogël ku të hidhni masën e përzier më lart.
  10. Gatuajeni me avull për rreth tre minuta dhe më pas hidheni nëpër format katrore ose rrumbullake të pjekjes.
  11. Futini në furrë dhe piqini për 30 minuta.
  12. Më pas hiqini nga furra dhe lërini të ftohen në temperaturë ambienti.
  13. Mbajini në frigorifer për të paktën 1 orë ose gjatë gjithë natës.
  14. Në një tas tjetër përzieni dy lugë gjelle me sheqer të bardhë dhe kaf.
  15. Spërkateni pluhurin e sheqerit mbi sipërfaqen e ftohur të ëmbëlsirës.
  16. Për karamelizim mund të përdorni pajisjen specifike me zjarr, ose t’i fusni ëmbëlsirat për 2 minuta në furrë duke mbajtur ndezur vetëm pjesën e sipërme të furrës.
  17. Më pas lëreni të ftohet ose futeni në frigorifer.
  18. Ju bëftë mir!
SHARE