BUXHETI DERI MË 15 NËNTOR NË PARLAMENT, PAGA MË TË LARTA PËR SEKTORIN PUBLIK

Ministri i Financave Aleksandar Damjanoviq ka bërë të ditur se buxheti për vitin e ardhshëm do të dorëzohet në Kuvend deri më 15 nëntor dhe se do të rriten pagat në sektorin publik. Kështu tha Damjanoviq në prezantimin e tij në takimin e parë për ekonominë të iniciuar nga deputeti i Lëvizjes për Ndryshim Branko Radulloviq. Ai pret që Kuvendi të miratojë buxhetin për të pasur financa stabile në vitet e ardhshme. Ai nuk ka dhënë detaje për buxhetin. Siç tha ai, rritja e pagave në sektorin publik duhet të ndodhë për shkak të inflacionit. “Kjo duhet të ndodhë, sepse inflacioni ka bërë punën e tij, prek më të rrezikuarit, pensionistët, punonjësit me paga nën mesataren dhe kërkesat e justifikuara të punonjësve duhet të kuptohen dhe të plotësohen sa më shumë pa arritur në zonën e rrezikimit të financave,” tha Damjanoviq. Ai tha se është duke u përgatitur një sërë ligjesh, të cilat do të synojnë forcimin e kornizës tatimore për vitin e ardhshëm.

SHARE