ABAZOVIQ U BËRI THIRRJE INVESTITORËVE AMERIKANË QË TË INVESTOJNË NË BURIME TË QËNDRUESHME TË ENERGJISË

Mali i Zi gjeopolitikisht i përket Perëndimit dhe për këtë arsye investimet direkte nga SHBA-të janë të rëndësishme, të cilat do të ndikonin në rritjen e besueshmërisë së mjedisit tonë investues, tha kryeministri në mandatin teknik Dritan Abazoviq. “Ne duam të shohim investitorët amerikanë të përfshirë në investime strategjike, siç është terminali LNG në Portin e Tivarit”, tha Abazoviq. Kryeministri ftoi investitorët amerikanë të investojnë në burime të qëndrueshme të energjisë, siç janë panelet diellore, duke i njohur ata me faktin se Mali i Zi është një qendër rajonale energjetike që mund të vendosë produktin e tij në tregun evropian pa probleme të mëdha. “Mjedisi i biznesit malazez është i parashikueshëm, politika tatimore është konkurruese, pozicioni gjeografik është i përshtatshëm dhe kjo na bën destinacion ideal për investime dhe zhvillim biznesi”, theksoi kryeministri. Ambasadorja Amerikane, Judy Rising Ranke theksoi se kjo është një vizitë historike, e para e këtij lloji e organizuar në Mal të Zi. Ambasadorja tha se Mali i Zi është një vend i përsosur për testimin dhe zhvillimin e projekteve të mëdha dhe në të njëjtën kohë një vend i mrekullueshëm për të jetuar.

SHARE