Mali i Zi është në krye të rajonit për sa i përket rritjes ekonomike këtë vit, me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) që ka përmirësuar parashikimin e saj me 3.8% në 12.3%, tha ministri i Financave dhe Mirëqenies Sociale, Milojko Spajiq. “Pas Bankës Botërore, një tjetër njohje se ekonomia malazeze, pas rënies më të madhe në Evropë vitin e kaluar, ka filluar të rimëkëmbet fuqishëm”, shkruan Spajiq në profilin e tij në Twitter. Ai theksoi se rezultatet e punës së tyre janë të dukshme. “Për një sukses më të madh, tani nevojitet një program reformash në Evropë për të rritur standardet e jetesës së të gjithë qytetarëve,” përfundoi Spajiq. Më herët, BERZH deklaroi se ekonomia malazeze ka filluar të rimëkëmbet fuqishëm. Rritja e Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) parashikohet për 12.3% këtë vit dhe 5.7% për vitin e ardhshëm.