GJELOSHAJ: NESËR HAPET URGJENCA NË TUZ

Kryetari i komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj, përmes rrjetit social “Facebook” ka njoftuar se nesër do të hapet urgjenca në Tuz. “Sikur Ju kam lajmëruar edhe më herët, po punohet me ritme të shpejta për hapjen e Urgjencës në komunën tonë, e cila do të hapet të premten, me 5 nëntor,” thekson Gjeloshaj. Ai shton se për këtë projekt Komuna ka investuar 10 mijë euro, ndërsa nga partnerët e tyre ndërkombëtarë, gjegjësisht nga Ambasada e Republikës popullore të Kinës, në Mal të Zi kanë fituar një donacion me vlerë prej 40 mijë eurosh. “Ky donacion vjen si shenjë mirënjohjeje dhe falënderimi për kujdesin që Komuna ka treguar vazhdimisht për shtetasit kinez, që jetojnë në territorin e Komunës së Tuzit e sidomos në kohën e karantinës,” thotë Gjeloshaj. Gjeloshaj tha se duke inspektuar gjendjen aktuale të urgjencës dhe duke parë nevojat që ajo ka, kanë vendosur që kjo shumë të përdoret për blerjen e automjetit  për urgjencë. Blerja e këtij automjetit  garanton jo vetëm intervenim më të shpejtë në rastet e urgjencave, por edhe siguron ofrimin e ndihmës adekuate për pacientët. Gjeloshaj falenderoi për punë të madhe dhe fjalë të mbajtur drejtorin e urgjencës dr. Vuk Nikoviq.  

SHARE