GJELOSHAJ: FD-ja KA MBËSHTETJEN TONË PËR TË VOTUAR MOSBESIMIN NË QEVERI

Fronti Demokratik (FD) ka mbështetjen tonë për të votuar mosbesimin e Qeverisë, ka thënë për “Vijesti” kryetari i Alternativës Shqiptare dhe njëherësh bartësi i Listës Shqiptare, Nik Gjeloshaj. “Pas kësaj, ne jemi të gatshëm të marrim pjesë në bisedime me liderët e partive parlamentare me angazhime të ngjashme programore në Parlamentin e Malit të Zi për formimin e qeverisë së re,” tha Gjeloshaj. Ai tha se mbështesin të gjitha opsionet, pakicë, kalimtare apo qeveri me mandat të plotë për të cilën ka pëlqimin e deputetit të 41-të, “dhe cili është prioriteti, do ta shpallim pas votimit zyrtar të mosbesimit ndaj kryeministrit aktual.” 

SHARE