Për shkak të përkeqësimit të ndjeshëm të situatës epidemiologjike, gjatë 14 ditëve të ardhshme, masa më të rrepta do të zbatohen në Podgoricë, Cetinje, Budva dhe Ulqin, njoftoi Instituti i Shëndetit Publik. Sot, ato katër komuna u zhvendosën në grupin tre, domethënë, në ato komuna, puna me objektet hotelierike dhe tubimet në objektet e strehimit për personat që nuk janë anëtarë të një familje të përbashkët familjare janë të ndaluara. Poashtu, në këto komuna janë mbyllur edhe shkollat. Rritja eksponenciale e numrit të rasteve të reja që mbërritën si rezultat i mosrespektimit të masave dhe mbledhjeve masive në ditët e mëparshme, kërkoi që Instituti i Shëndetit Publik të bënte një vlerësim më të hershëm të shkallës kumulative të incidencës (numri i rasteve të reja të regjistruara gjatë 14 ditëve të mëparshme). Metodologjia, e cila përfshin një “sistem semafori”, parashikon që nivelet e incidencës dhe lista e komunave do të përcaktohet nga Instituti bazuar në numrin e rasteve të regjistruara rishtazi në një periudhë 14-ditore. Prandaj, për shkak të përkeqësimit të ndjeshëm të situatës epidemiologjike, gjatë 14 ditëve të ardhshme, masat më të rrepta do të zbatohen në këto komuna:
Në grupin 3: Podgorica, Cetinja, Budva dhe Ulqini, ndërsa në grupin 2: Tivari, Berane, Nikshiqi, Mojkovci, Kotori, Bijello Pole, Plevla dhe Andrijevica.
Zbatimi i masave do të fillojë të Premten, 6 Nëntor, në mesnatë, dhe zbatimi nuk duhet të jetë më i shkurtër se 14 ditë. Në mënyrë që të ruhet ritmi i monitorimit të situatës në terren dhe të monitorohet efekti i zbatimit të masave, Instituti do të vazhdojë të publikojë rregullisht normat e incidencës komunale 14-ditore të Shtunën në mëngjes. Një vlerësim i ri do të bëhet të Shtunën, më 7 Nëntor, pas së cilës Instituti do të informojë opinionin për hapat e mëtejshëm.