Një shpërthim i madh diellor, më i madhi që nga viti 2017, është konfirmuar nga ekspertët në sipërfaqen e yllit tonë.
Flakët diellore përbëhen nga rrezatimi elektromagnetik që udhëton nga Dielli me shpejtësinë e dritës dhe mund të arrijë në Tokë për rreth tetë minuta.
Ky rrezatim mund të prishë komunikimet radio dhe ato satelitore, por shumica prej nesh nuk ka gjasa t’i shohë efektet.
Ekziston gjithashtu një mundësi që në disa pjesë të pazakonta të tokës të mund të shihen Dritat Veriore këtë fundjavë pasi dy stuhi gjeomagnetike parashikohen të godasin Tokën.
Shpërthimet diellore nuk shkaktojnë Dritat Veriore ose aurorat, sic i quajmë ne.
Ato shkaktohen nga një fenomen i quajtur “nxjerrje masive koronare”, që është një shpërthim rrezatimi nga një vend aktiv i diellit.
Të kombinuara, ato mund të krijojnë stuhi diellore që ndërveprojnë me fushën magnetike të Tokës ose magnetosferën.
Stuhitë diellore nxjerrin plazmë dhe rrezatime ndërkohë që deri në miliarda tonë materiale, mund të godasin Tokën.
Ndërkohë që magnetosfera jonë zmbraps stuhinë, krijohet aurora.
“Ekziston mundësia që një nxjerrje masive koronale të mbërrijë në Tokë vonë të premten ose herët të shtunën, gjë që mund të çojë në aurora të dukshme për Skocinë, Irlandën e Veriut dhe pjesë të Anglisë veriore,” thanë ekspertët.
Një stuhi e dytë diellore ka të ngjarë të godasë Tokën të shtunën dhe të dielën në përmasa që NASA i klasifikon si X9, ose niveli më i lartë në renditje.
Ekspertët tërheqin vërejtjen se Dielli po i afrohet një kufiri të quajtur “maksimumi diellor”, që haset kur ylli jonë është më aktiv në një cikël 11-vjeçar.
Ndërsa Dielli vazhdon në këtë fazë aktive, Toka ka më shumë gjasa të goditet nga stuhi të forta gjeomagnetike, që do të thotë se ka më shumë mundësi për të parë Aurora Borealis në muajt e ardhshëm.