20.3 për qind e popullsisë së Malit të Zi jeton në rrezik të varfërisë, pra çdo i pesti qytetar, ndërsa në rajonin verior kjo përqindje është 37.6 për qind.
28,4 për qind e fëmijëve janë në rrezik të varfërisë, thuhet në sondazhin për të ardhurat dhe kushtet e jetesës (EU-SILC) për vitin 2022, të publikuar nga Drejtoria e Statistikave Monstat.
Përqindja më e madhe e qytetarëve, 63,9 për qind, jetojnë në familje që nuk mund të përballojnë një javë pushim vjetor larg shtëpisë, ndërsa përqindja më e vogël, 13,9 për qind, jetojnë në familje që nuk mund të përballojnë ngrohjen e duhur të një banese apo shtëpie.
Këto janë të dhënat nga Anketa për të Ardhurat dhe Kushtet e Jetesës në vitin 2022, të publikuar nga Monstat.