MICEV: JAVËN E ARDHSHME DERI NË 28 GRADË

Në ditët në vijim moti në Malin e Zi do të quhet verë Indiane (Indian summer), e cila karakterizohet nga mot i qëndrueshëm, temperatura jashtëzakonisht të larta për këtë periudhë të vitit. Meteorologu Branko Micev tha për TVMZ se temperaturat e sotme janë brenda kufijve normalë klimatikë. Siç ka paralajmëruar ai, ditët në vijim do të jenë me diell dhe me mot të ngrohtë, ndërsa moti do të jetë stabil deri të hënën ose të martën. “Do të jemi kryesisht nën ndikimin e një fushe me presion të lartë ajri dhe një sistem i tillë gjeneron kushte të qëndrueshme moti. Nga e mërkura ose e enjtja do të kemi prani të shtuar të vranësirave të larta dhe mesatare, por do të jetë dukshëm mot më i ngrohtë. Temperatura e ajrit në zonat më të nxehta do të jenë nga 25 deri në 28 gradë”, tha ai.

SHARE