41% E TË ARDHURAVE NË ÇDO FAMILJE SHKON PËR USHQIME

Gati gjysma e të ardhurave për një familje shqiptare shkon për ushqime. Sipas të dhënave të INSTAT në vitin 2021 shqiptarët 41,3 % të buxhetit e shpenzuan për shportën ushqimore. Ndryshe nga tre vitet e fundit ku shumica e buxhetit për ushqime ka shkuar për mish, këtë herë shqiptarët kanë harxhuar më shumë para për qumësht dhe nënprodukte të tij. Në 2021-shin familjeve shqiptare iu është dashur të shpenzojnë 1.3 % më shumë për konsum se në 2020-ën. Pas ushqimeve, familjet e harxhojnë pjesën tjetër të të ardhurave për qira, ujë, energji elektrike, pasuar nga mobilimi dhe transporti. Për vitin 2021 rritjen më të madhe e kanë pësuar shpenzimet për arsim, kjo sipas INSTAT vjen si rezultat i rritjes së shpenzimeve për kurse gjuhe, programimi apo trajnime.

SHARE