BOROVINIQ BOJOVIQ VIZITON TURQINË

Një delegacion i Qeverisë së Malit të Zi, i udhëhequr nga Ministrja e Shëndetësisë Jelena Boroviniq Bojoviq, do të vizitojë Ministrinë e Shëndetësisë të Republikës së Turqisë në katër ditët e ardhshme me qëllim të vazhdimit dhe intensifikimit të bashkëpunimit në periudhën e ardhshme. Është planifikuar një vizitë në Ministrinë e Shëndetësisë të Republikës së Turqisë dhe një takim të nivelit të lartë me Ministrin e Shëndetësisë të Republikës së Turqisë – Dr. Fahrettin Koc. Plani i vizitës përfshin gjithashtu një vizitë në Institucionin për ilaçe dhe pajisje mjekësore të Republikës së Turqisë, Spitalin e qytetit të Ankarasë, si dhe institucione të tjera shëndetësore, dhe një takim do të mbahet me Drejtorinë e Përgjithshme për Marrëdhëniet Ndërkombëtare dhe unionin Evropian.

SHARE