NGA MESI U MUAJIT TË ARDHSHËM PËRSËRI ILAÇET ME RECETË EDHE NË BARNATORE PRIVATE

Foto: Ilustrim

Qytetarët në gjysmën e dytë të tetorit, përsëri do të mund të marrin ilaçe me recetë në barnatoret private.

Deri atëherë, barnat mund t’i marrin vetëm në barnatoret e shtetit, deklaroi për Televizionin e Malit të Zi Zdravko Vuksanoviq, ndihmës drejtor i Fondit të Sigurimeve Shëndetësore.

Siç theksoi ai, thirrja publike për farmacitë private do të zgjasë deri më 19 shtator, e më pas do të vazhdojë procedura e mëtejshme që do të përfundojë në gjysmën e dytë të tetorit.

Vuksanoviq gjithashtu tha se nga Montefarmi kanë theksuar se nuk ka frikë se do të ketë mungesë barnash.

SHARE